Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MPRIHEM

    vetv.
    1. I keqësoj shumë marrëdhëniet me dikë, acarohem me dikë; zihem, grihem. U mprehën keq.
    2. vet. veta III. Bëhet më i ashpër, më i nderë (një gjendje etj.) acarohet, ashpërsohet, keqësohet. U mprehën kontradiktat. U mpreh lufta e klasave.
    3. iron. E quaj që më parë, pa e pasur ende në dorë, si gjënë a pronën time, përgatitem shpirtërisht për ta zotëruar etj.; shpresoj më kot se do të ndodhë a se do të shkojnë punët ashtu siç mendoj unë, bëhem gati për diçka, mpreh dhëmbët. Ç`qenke mprehur! U mpreh të shkonte edhe ai atje. Kot që mprihesh!
    4. Pës. e MPREH.