Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MUR

    m. sh.
    1. Ndërtim me tulla, me gurë etj., që përbën pjesën anësore ose të brendshme të një shtëpie, që rrethon një oborr etj.: mur i thatë mur pa llaç; mur i kështjellës; muri i kanalit faqja anësore e kanalit, e veshur me gurë etj.; sahat muri sahat që varet në mur; bëj mur; kapërceu murin; i kanë mbetur (vetëm) katër muret (një shtëpie) ka mbetur shkretë, pa njeri; është mbyllur brenda katër mureve (të shtëpisë, të zyrës) rri i mbyllur brenda, pa u lidhur me jetën dhe me punën e gjallë muri luan, burri s'luan (fj. u.) burri e mban fjalën.
    2. anat. Faqja anësore ose cipa e fortë e brendshme e një organi: muret e enëve të gjakut.
    3. fig. Varg i ngjeshur qeniesh, si mburojë ose si pengesë e fortë kalimi; pengesë: mur me policë (me lojtarë).

      Shprehje

      • I bie murit me kokë ia hyn një veprimi krejt të paarsyeshëm; (është) për ta ngjitur pas murit është shumë i dobët fizikisht; kërkon murin me dorë është verbuar; flet me murin thuhet kur i drejtohemi një njeriu kokëfortë e mendjemadh, që nuk dëshiron të dëgjojë a të marrë vesh; fol o mur, fol o gur thuhet kur kemi të bëjmë me dikë që nuk përgjigjet ose s'flet fare; rri e mban murin (me shpine) rri e pret kot.