MURG
m. sh.
- fet. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi (në vendet ku vepron feja). Murg katolik (budist). Urdhër murgjish. Jetonte si murg.
- fig. keq. Njeri i vetmuar, që bën një jetë të mbyllur; njeri i shkëputur nga jeta e gjallë.
- përd. mb. fig. (zakon. përpara emrit) bised. I mjerë, i shkretë, i zi. Murgu baba! Murgu plak! Murgu ai! E pësoi murgu djalë!
Shprehje
- Murgu i natës mit. plak shpirtkeq që besohej se jetonte duke bredhur natën për të dënuar njerëzit, për të bërë dëme etj. (sipas besëtytnive).