Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MURMURIMË

    f. sh.
    1. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmuritje; pëshpëritje. Murmurimë e lehtë (e mbytur). Murmurimë zërash. Murmurimë lutjesh. Dëgjohej (ndihej), një murmurimë.
    2. Zhurmë e lehtë që dëgjohet kur lëvizin gjethet nga era, kur rrjedh uji ngadalë etj., shushurimë; gurgullimë; murmuritje. Murmurimë e largët (e mbytur, e ëmbël). Murmurima e detit (e lumit, e gjetheve).