MUSAKA
f. sh. gjell.
- Gjellë që bëhet zakonisht me patate e me mish të grirë, me qepë, me erëza e me vezë dhe që piqet në furrë. Musaka me patate. Musaka me patëllxhanë.
- përd. mb. Që gatuhet zakonisht me mish të grirë, me qepë, me erëza e me vezë dhe që piqet në furrë. Patate (kungulleshka, patëllxhanë) musaka.