Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MYK

    Ikal.
    1. Bëj që të zërë myk; ndryshk: lagështia i myku rrobat.
    2. fig. Bëj që të mbetet në një vend dhe të humbasë gjallërinë a freskinë: plogështia të myk.
    IIm. sh.
    1. Dhe -këra(t) 1. shtresë kërpudhash a mikroorganizmash që zënë sendet nga lagështia ose rrobat kur qëndrojnë të mbyllura; ndryshk: mban erë myk. 2. spec. sëmundje kërpudhore: myku i zi (i bardhë); myku i agrumeve; / mjek. mykth. 3. fig. diçka e vjetruar, që pengon ose që dëmton zhvillimin; ndryshk.

      Shprehje

      • Bie (mban erë) myk thuhet për një vend ku ka një gjendje amullie dhe prapambetjeje; ka zënë myk (ndryshk) ka ndenjur në një vend e nuk ka lëvizur (për një njeri a një send); ka kohë që nuk është pastruar (për një vend); ka një gjendje amullie e prapambetjeje (për një mjedis).