Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NA

    Ipasth.
    1. Merre!, urdhëro!: na librin.
    2. Përdoret për të tërhequr vëmendjen e dikujt ose për ta thirrur: na, more ti!
    IIpj.
    1. Përdoret për të treguar diçka që nuk e pritnim a që nuk e dëshironim; ja: na tashti, se ç'i gjeti!
    2. Përdoret për të treguar diçka që të habit me përmasat, në kuptimin "kaq, aq": i hapi sytë na!
    3. Përdoret në shprehjet që shoqërojnë lëvizjen e pëllëmbës kur i japim dikujt munxët: na, të plaçin sytë!
    IIIpërem.
    1. Trajtë e shkurtër e përemrit vetor ne në rasat dhanore e kallëzore: na jep zemër; na ndihmon.
    2. Si pj. shpreh qëndrim të afërt të folësit për atë që thuhet, përforcon shprehjen e veprimit etj.: na ishte ç'na ishte; pa shiko ç'na qenka!