NDAJ
Ikal.
- Largoj njërin nga tjetri dy a më shumë sende, njerëz etj., shkëput; veçoj dy gjëra që janë përzier; lë gruan a burrin; kund. bashkoj: i ndau lufta; asgjë s'na ndan.
- Mbaj të veçuar nga diçka; kufizoj; kund. lidh: e ndau me xham; na ndan një det (edhe fig.) jemi shumë larg nga njëri-tjetri.
- fig. (Zakonisht me mohim) mbaj të shkëputur, nuk e mbaj me vete: nuk e ndan librin (nga dora).
- Copëtoj; pjesëtoj; i bëj pjesë dikujt; shpërndaj: ndaj bukën; i ndau dy kile mish; ndau punën (detyrat).
- fig. Jam i një mendimi me dikë; përjetoj së bashku me të një ndjenjë: ndajmë gëzimet dhe hidhërimet; ndanë të njëjtin mendim.
- v. III fig. është larg nga një kohë e caktuar: edhe dy javë na ndajnë nga Krishtlindjet.
- fig. bised. Caktoj kohën për një punë; i jap zgjidhje; vendos: e ndanë ditën e martesës; e ndau mendjen vendosi një herë e mirë.
- E shkëput, e ndërpres: e ndau fëmijën prej gjirit nuk i jep më gji fëmijës; nuk ia ndan sytë.
- Edhe jokal., arrij të shoh; dalloj, shquaj (zakonisht me mohim): s'e ndava dot kush qe.
IIlidh. bised.
- Prandaj: të dua të mirën, ndaj të thashë.
IIIparafj.
- (r. rr.) 1. me një emër ose përemër tregon kohën, pak çaste para së cilës ose me fillimin e së cilës ndodh diçka; afër: ndaj të gdhirë. 2. me një emër tregon njeriun, sendin etj., me të cilin lidhet diçka a bëhet ndonjë krahasim, për të cilin shprehim një ndjenjë, një marrëdhënie etj. ose tregon vendin, njeriun etj., pranë të cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose drejt të cilit lëviz dikush a diçka: dashuria ndaj atdheut; i qëndrueshëm ndaj zjarrit; u kthye ndaj nesh.