Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDAJSHTIM

    m. sh. gjuh.
    1. Përcaktor i shprehur zakonisht me një emër a i zgjeruar edhe me fjalë të tjera, që vihet pranë një emri tjetër ose një përemri e lidhet me këta thjesht me pranëvënie ose me përshtatje të pjesshme dhe që shërben për të dhënë një saktësim ose një sqarim të mëtejshëm (p.sh. Gazeta «Drita»; Arkitekt Sinani; Naim Frashëri, poeti më i madh etj.). Ndajshtim caktues. Ndajshtim sqarues. Ndajshtim i veçuar (i paveçuar).