NDËR
Iparafj.
- Së bashku me një emër a përemër tregon vendin që zë dikush a diçka në mes ose në rrethin e disa gjërave, një vend në kuptim të figurshëm, vende të të njëjtit lloj, kohën, gjatë së cilës zhvillohet diçka pa ndërprerje etj.; midis, në, nëpër; gjatë: kam ndërmend; ndër të parët; ndër të tjera; ndër shekuj; ndër vete midis nesh; i ra ndër këmbë iu lut shumë; me shpirt ndër dhëmbë me mundim e me vuajtje të mëdha; duke hequr keq; në gjendje shumë të rëndë.
IINDËR-fjalëform.
- Parashtesë e disa fjalëve të prejardhura, që tregon se diçka gjendet a vepron ndërmjet dy ose më shumë të tjerave, ka marrëdhënie të dyanshme në mes dy a më shumë gjërave etj. (p.sh. ndërshtetëror, ndërzanor; ndërhyj, ndërlidh; ndërveprim; i ndërsjellë etj.).