NDËRKRYER
mb.
- Që është bërë si i marrë, i prishur mendsh, i shkalluar, i tërbuar. Flet si i ndërkryer. Ikte (u bë) si i ndërkryer. U zgjua si i ndërkryer.
- Që është sëmurë nga trutë dhe sillet si i tërbuar (për kafshët). Dele (mushkë) e ndërkryer. Si dem i ndërkryer.