Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDËRMJETËS

    Im. sh.
    1. Ai që hyn në mes të dy palëve për të arritur një marrëveshje, për të bërë një punë ose për të zgjidhur një grindje. Ndërmjetës tregtar. Ndërmjetës për mosmarrëveshjen (për zgjidhjen e konfliktit). Në rolin e ndërmjetësit. Bisedime pa ndërmjetës. Hyri si ndërmjetës.
    2. Ai që ndërhyn për të bërë një fejesë; lajmës, mbles. Fejesë pa ndërmjetës. Iku koha e ndërmjetësve.
    3. Ai që shërben si bartës, si ndërlidhës a si pikë kalimi në mes të dy sendeve a dukurive. Ndërmjetës e përhapës të baktereve. Ndërmjetës për kryqëzimin e pemëve.
    IImb.
    1. Që gjendet në kalimin në mes të dy gjërave a dukurive; që shërben si pikë a mjet lidhjeje për dy gjëra a dukuri, i ndërmjetëm. Rrugë ndërmjetëse. Zonë ndërmjetëse. Pikë ndërmjetëse. Hallkë ndërmjetëse.
    2. bujq. Që mbillet midis një bime dhe një tjetre për të mos lejuar uljen e pjellorisë së tokës, i dytë. Kultura ndërmjetëse.
    3. Që shërben si ndërmjetës, që bën një ndërmjetësim.