NDËRPRERJE
f. sh.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve NDËRPRES, NDËRPRITET. Ndërprerje të shpeshta (të gjata). Ndërprerja e prodhimit (e punës). Ndërprerja e ujit (e rrymës). Ndërprerja e luftimeve. Ndërprerja e zhvillimit. Me (pa) ndërprerje. Punon pa ndërprerje.
- mat. Vendi ku priten dy vija, dy sipërfaqe ose dy trupa. Ndërprerje e drejtëzës me rrafshin.