Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDËRPRITET

    vetv.
    1. Vendoset diçka kryq e tërthor me një tjetër, kryqëzohet. Ndërpriten dy vija (dy rrugë).
    2. Pushon së vepruari a së zhvilluari diçka; ndalon diçka përkohësisht ose herë pas here; nuk bëhet a nuk vjen më. Iu ndërpre frymëmarrja. Ndërpritej rryma (uji). I ndërpritej zëri nga ngashërimi (mallëngjimi).
    3. Pës. e NDËRPRES. U ndërpre puna.