NDËRRESË
f. sh.
- Koha e caktuar gjatë së cilës punon në një ndërmarrje një grup njerëzish, që zëvendësohen pastaj nga një grup tjetër; vetë njerëzit që punojnë brenda kësaj kohe; turn. Ndërresa e parë (e natës). Punë me dy (me tri) ndërresa.
- usht. Rojat që zëvendësohen herë pas here brenda një kohe të caktuar. Ndërresa e parë. Përgjegjësi i ndërresës.
- usht. Grup njerëzish që bëjnë qitje stërvitjeje me radhë njëri pas tjetrit. Ndërresat e para. Komandimi i ndërresave. Ndërresa e parë, barkas!
- Ndërrim, zëvendësim. Ndërresa e rojave. Bënë një ndërresë.
- vet. sh. euf. Të përmuajshmet e grave.