NDËRROHEM
vetv.
- Vesh rroba të tjera në vend të atyre që kisha. Lahet dhe ndërrohet. Ndërrohet shpesh.
- vet. veta III. Zëvendësohet një gjë me një tjetër. Po i ndërrohen dhëmbët. I ndërrohen qimet. Ndërrohen vitet (stinët).
- Këmbehem me një tjetër, i zëmë vendin njëri-tjetrit. Ndërrohemi me radhë.
- Pës. e NDËRROJ 1-3. Ndërrohen rojat. Ndërrohen unazat.
Shprehje
- U ndërrua në fytyrë u prish në fytyrë, i iku çehrja, u zbeh.