Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDËRSA

    lidh.
    1. Përdoret përpara një fjalie të varur, që tregon një veprim, i cili kryhet njëkohësisht me veprimin e shprehur në fjalinë kryesore; në kohën që, gjatë kohës që, kur. Ndërsa fshatarët lidhnin duajt, nxënësit mblidhnin kallinjtë. Ndërsa po zbardhte drita, ushtarët zunë vend te kodrat.
    2. Përdoret përpara një fjalie të bashkërenditur, që tregon një veprim a gjendje të kundërt me veprimin a gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër; kurse. Njëri ishte i gjatë, ndërsa tjetri vinte i shkurtër e i trashë. Ai rrinte, ndërsa ju punonit.
    3. Përdoret përpara një fjalie të bashkërenditur për të përqasur veprimin ose gjendjen e shprehur në të me veprimin ose gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër; kurse. I ati ishte furrtar, ndërsa e ëma rrobaqepëse. Ai punonte në fabrikë, ndërsa i vëllai ishte student.