NDËRSEJ
kal.
- Nxit për të ndjekur ose për të sulmuar dikë (për qenin). Ndërsej qentë. I ndërseu qenin lëshoi qenin kundër dikujt, i lëshoi qenin.
- fig. keq. Nxit dikë për të sulmuar e për të goditur një tjetër, e shtyj kundër dikujt. E ndërseu kundër tij. E ndërsejnë njërin kundër tjetrit. I ndërsejnë kundër vendeve të tjera.