Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDËRTUES

    Im. sh.
    1. Ai që ndërton diçka; punëtor i ndërtimit. Ndërtuesit duarartë. Ndërtuesit e anijeve (e makinave). Puna e ndërtuesve.
    2. lart. Ai që merr pjesë në ndërtimin e diçkaje të rëndësishme e të madhe, ndërtimtar. Ndërtuesit e socializmit.
    IImb.
    1. Që shërben për të ndërtuar a për të përmirësuar diçka; kund. shkatërrues. Punë ndërtuese. Kritikë ndërtuese.