Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDEJ

    kal.
    1. Hap dhe shtrij një rrobë ose diçka tjetër për t'u tharë në ajër. Ndej këmishën (çarçafët). Ndej lëkurët. Ndej rrobat në tel. I ndeu në diell. I ndenë përtokë.
    2. Hap derisa të shtrihet një gjymtyrë ose një pjesë të trupit, zgjat. Ndej dorën. Nden këmbët (krahët).
    3. Ngreh, tendos. Ndej telin.
    4. fig. Tendos. Ndej të gjitha forcat.

      Shprehje

      • I ndej dorën i lyp, i kërkoj me të lutur. I ndeu (i mblodhi) këmbët mospërf. vdiq.