Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDENJËSE

    f. sh.
    1. Orendi që shërben për t'u ulur; vend, zakonisht me një shtresë të butë, për t'u ulur në një mjet udhëtimi. Ndenjëse e butë. Ndenjëset e autobusit (e aeroplanit). Ndenjësja e shoferit. Shpina e ndenjëses. Ulem në ndenjëse.
    2. Pjesë e karriges ku pushon ana e poshtme e trupit. Ndenjësja e bankës (e kolltukut). Shpinat dhe ndenjëset e karrigeve.