NDER
Ikal.
- Ndej.
IIkal.
- Nderoj: nder atdheun tënd!
IIIm.
- Tërësia e vetive morale të çmuara të njeriut, që shfaqen në sjelljet dhe në veprimet e tij; cipa e njeriut në shoqëri; pastërtia morale e dikujt, ndershmëria dhe besnikëria; kund. turp: i mori nderin e turpëroi; ia dha nderin në dorë (në grusht) (dikujt) e shau rëndë, e bëri për pesë para.
- Emër i mirë që gëzon dikush; lavdia; krenaria; dikush a diçka me veti të larta: nderi i kombit; doli me nder doli faqebardhë.
- Nderimi që na bëjnë të tjerët ose që e shfaqim për ata, vlerësimi i lartë: i bën nder e nderon; e kam (e quaj) për nder më nderon; të falem nderit! (pasth.) faleminderit!; kam nderin të... lart. shprehje mirësjelljeje kur i drejtohemi dikujt me nderim të veçantë; e quaj si shenjë të veçantë nderimi; qofsh me nder! (ur.); / sh. -e(t) bised. nderimet që i bëhen dikujt: e priti me të gjitha nderet.
- Edhe sh. -e(t), e mirë a shërbim që i bëhet dikujt: ia di për nder (dikujt) i jam mirënjohës; i ka bërë shumë ndere; bën nder e gjen qeder (bised.) bën mirë e gjen keq.
- Përdoret në tog me një emër tjetër, i cili tregon diçka që bëhet a që jepet si shenjë vlerësimi ose nderimi të veçantë për dikë: titull nderi; qytetar nderi.
Shprehje
- Me nder jush (teje) përdoret përpara se të shqiptojmë një fjalë të pahijshme ose para se të përmendim diçka që e përbuzim; me nder me thënë me nder jush.