Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDERSHËM

    Imb.
    1. Që vepron në përputhje me moralin e shëndoshë të shoqërisë, që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje. Njeri i ndershëm. Punonjës i ndershëm.
    2. Që bëhet duke punuar me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; që përshkohet nga qëllime të drejta e të pastra, që shpreh drejtësi e çiltëri. Punë (sjellje) e ndershme. Qëndrim i ndershëm. Qëllime (synime) të ndershme. Me rrugë të ndershme.
    3. Që është i pastër moralisht; i pacenuar, i panjollosur. Vajzë (grua) e ndershme. Familje e ndershme.

      Shprehje

      • I ndershëm gjer në thembër shih te THEMB/ËR, ~RA.
    IIndajf.
    1. Me nder, pa u turpëruar. U ndamë ndershëm.