Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDESHEM

    vetv.
    1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë.
    2. vet. veta III. Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
    3. Përplasem me dikë a me diçka, që më zë rrugën. U ndeshen dy vetura (anije). U ndeshën kokë më kokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung).
    4. fig. Më del përpara diçka që duhet luftuar ose që duhet kapërcyer. U ndeshen me vështirësi (me çështje të ndërlikuara). Ndeshemi me shfaqje të huaja.
    5. Bie në përleshje; hyj në luftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshen në fushën e betejës. U ndeshën dy ushtri.
    6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemi në futboll (në shah). U ndeshën në fushë asnjanëse.
    7. fig. Hyj në kundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; bie në kundërshtim diçka me një tjetër. U ndeshen midis tyre. U ndeshen interesat (pikëpamjet). U ndeshen dy rryma.