Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDEZËS

    Im. sh.
    1. Mjet ose pjesë e posaçme, që shërben për t’i dhënë zjarr një granate, një mine etj. Ndezës me barut. Ndezësit e granatave. Shkrehësi me ndezësin. I vuri ndezësin.
    2. vjet. Ai që ndizte fenerët ose kandilat për ndriçimin e qytetit. Ndezësi i fenerëve. Ndezësi i kandilave.
    IImb.
    1. Që shërben për të ndezur, për të dhënë zjarr. Bombë ndezëse. Predhë ndezëse. Gur ndezës gur zjarri, strall.
    2. Që merr zjarr me lehtësi, që ndizet shpejt. Lëndë ndezëse. Ka veti ndezëse.
    3. fig. Që të gjallëron e të ngre peshë, që të ndez. Fjalë ndezëse. Tingujt ndezës të muzikës.