Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDIKOJ

    jokal.
    1. vet. veta III f. Vepron diçka mbi një tjetër dhe i sjell ndryshime ose i lë gjurmë, ushtron një veprim. Ndikon klima. Ndikojnë kushtet (rrethanat). Faktorë që ndikojnë thellë. Ndikon mbi ekonominë. Ndikon në rritjen (në zhvillimin) e...
    2. edhe kal. Veproj mbi dikë me fjalë, me shembullin vetjak etj., për ta bërë që të mendojë a të sillet në një mënyrë tjetër, e shtyj të mendojë, të sillet e të veprojë ndryshe. Ndikon mbi të tjerët. Ndikon me fjalë (me vepra). Ndikon për të mirë (për të keq). Ndikon te nxënësit.