Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRIÇUES

    Im. sh.
    1. Mjet për të bërë dritë. Ndriçues i thjeshtë. Ndriçues me abazhur.
    2. Punonjës që merret me mjetet e ndriçimit të diçkaje. Ndriçuesit e aerodromit. Ndriçuesit e teatrit (e skenës).
    3. fig. Ndriçimtar; ai që i ndriçon rrugën dikujt.
    IImb.
    1. Që lëshon dritë, që ndriçon; që shërben për ndriçim. Trup ndriçues. Gaz ndriçues. Raketë ndriçuese.
    2. fig. Që sqaron më mirë diçka të errët a që nuk njihet sa duhet. Studime ndriçuese.
    3. fig. Që tregon rrugën e drejtë, e cila duhet ndjekur, udhërrëfyes. Yll ndriçues. Fener ndriçues.