Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRIT

    jokal.
    1. vet. veta III. Lëshon dritë, ndriçon fort; shkëlqen në dritë të fortë, shndrit. Ndrit dielli (hëna). Ndritin yjet. Ndrit si pasqyrë. Çdo gjë që ndrit nuk është ar (flori). fj. u.
    2. vet. veta III. Shkëlqen nga pastërtia, nga rregulli, është shumë i pastër e i rregullt, shndrit. Ndrit shtëpia (dhoma). Ndrit nga pastërtia.
    3. vet. veta III. Merr një shprehje të jashtme, që tregon një ndjenjë të fuqishme, frymëzim ose gjallëri të brendshme. I ndriti fytyra. I ndritën sytë.
    4. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më ecën një punë, më shkon mbarë; ia arrij qëllimit (zakonisht me mohim). Nuk i ndriti me të. S`i ndrit tek unë. I ndriti fati.
    5. kal. I jap dritë, ndriçoj. Doli hëna e ndriti dheun.
    6. kal. fig. I tregoj rrugën e drejtë; i zbuloj të vërtetën dikujt duke e mësuar, ndriçoj, shndrit. I ndritën rrugën popullit. I ndrit mendjen (trurin).
    7. kal. iron. E bëj keq një punë, e prish. E ndriti punën! Ç'na ndrite dhe ti me këto!

      Shprehje

      • I ndriti sytë (dhëmbët) dikujt i foli me të egër; e kërcënoi. I ndrittë shpirti! vjet. thuhej për një të vdekur në shenjë nderimi a mirënjohjeje për veprën e tij. S'i ndrit nuri edhe poh. është gjithnjë i vrenjtur, nuk i qesh fytyra.