Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRYDH

    kal.
    1. Shtyp diçka për ta ngjeshur; i rëndoj përsipër. Ndrydh brumin. Ndrydh një gaz. Ndrydh me dorë. I ndrydh kraharorin.
    2. Nxjerr nga vendi një gjymtyrë; përdredh një gjymtyrë kur rrëzohem, kur bie nga një lartësi etj. Ndrydhi dorën (këmbën).
    3. fig. Nuk e lë dikë a diçka të shfaqet a të zhvillohet lirisht, duke i krijuar pengesa e vështirësi, ngushtoj, kufizoj, pengoj; shtyp. I ndrydhnin të rinjtë (fëmijët). Ndrydh mendimet (ndjenjat, dëshirat). I ndrydhte hovin (vrullin). I ndrydh personalitetin.