NDRYJ
kal.
- Mbyll diçka me dry a me çelës që të mos e hapin të tjerët; kund. zhdryj. Ndryj derën (dollapin, arkën).
- Mbyll brenda diçka me çelës a me dry për ta siguruar; e fut dikë brenda, e mbyll dhe nuk e lë të dalë. Ndryj rrobat (plaçkat, librat) në dollap. I ndrynte paratë në arkë. E ndrynë në shtëpi (në dhomë).
- fig. Mbaj të fshehur a të padukshme diçka brenda vetes; kam brenda në vetvete. Ndryn një të fshehtë. Ndryn mundësi të mëdha.