Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRYSHËM

    mb.
    1. Që ka cilësi ose veti të tjera në krahasim me dikë a me diçka, që dallohet nga një tjetër, që nuk shëmbëllen me të; kund. i njëjtë. Njerëz të ndryshëm. Kafshë të ndryshme. Shije të ndryshme. Trajta të ndryshme. Ngjyra të ndryshme. Mënyra të ndryshme. Mendime të ndryshme.
    2. Që është tjetër në krahasim me dikë a me diçka, jo ai. Morëm rrugë të ndryshme. I dolën nga anë të ndryshme.
    3. Që është i disa llojeve, i shumëllojshëm. Prodhime të ndryshme. Mbeturina të ndryshme. Përdor mjete nga më të ndryshmet. Lajme të ndryshme. Nëpër vende të ndryshme.

      Shprehje

      • Flasin gjuhë të ndryshme shih te FLAS.