Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRYSHKEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Zë ndryshk, mbulohet me ndryshk. Ndryshket hekuri. U ndryshk thika. Të mos ndryshket pushka!
    2. fig. Humbas gjallërinë e shkathtësinë trupore a mendore, dobësohem. Njeriu ndryshket po të mos punojë. U ndryshk pa gjimnastikë (pa lëvizje).
    3. vet. veta III fig. I ulet a i dobësohet gjallëria diçkaje, i humbet aftësia për t'u zhvilluar. Të mos ndryshket kritika (vigjilenca).
    4. Pës. e NDRYSHK.