Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDYHEM

    vetv.
    1. Përlyhem me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, fëlliqem. Është ndyrë në fytyrë.
    2. njëvet. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më bëhet i neveritshëm dikush a diçka më neveritet, më vështirësohet; më vjen ndot, më vjen krupë. I është ndyrë ai njeri. Iu ndy ajo gjellë. Iu ndy feja. Po më ndyhet me këto fjalë.
    3. euf. Dal jashtë, bëj nevojën, ndotem. U ndy foshnja.
    4. Pës. e NDYJ.