NDYRË
If. sh.
- Lëng veshtullor që del kur ziejmë mishin e majmë ose kur shkrijmë dhjamin; lyrë që del përsipër gjellës me mish a me vaj. Yndyra e gjellës. Yndyra e mishit. Me shumë yndyrë. Pa yndyrë. Ka yndyrë. I marr (i heq) yndyrën.
- zakon. sh. Dhjami, gjalpi e vaji që përdoren si ushqim. Yndyra bimore (shtazore). Prodhimi i yndyrave. I hedh yndyrë gjellës. Skuq me pak yndyrë.
- zakon. sh. Lëndë organike, të patretshme në ujë, që hyjnë në përbërjen e organizmave (të bimëve, të kafshëve e të njerëzve) dhe që gjenden me shumicë në mishin e kafshëve e të njerëzve, në qumësht, në vaj etj. Përmban yndyra. Djegia e yndyrave.
- Lyrë që del mbi lëkurë te njerëzit a te kafshët; papastërti e lyrshme në leshin e bagëtive, në flokët e njerëzve, në rrobat etj. Yndyra e lëkurës. Yndyra e flokëve (e leshit). Yndyra e duhanit. bised. nikotina e duhanit që grumbullohet në pipe. Gjëndrat e yndyrës. Lëshon yndyrë.
- bised. Rrëshira e pemëve. Yndyra e dëllinjës.
- fig. bised. Sjellja e rregullt dhe e mirë, mirësjellja e njeriut; kripa, lezeti i njeriut. Ka yndyrë. Njeri pa yndyrë njeri i shpëlarë, njeri pa kripë.
Shprehje
- S'del yndyrë nga dikush nuk sjell asnjë lloj përfitimi a dobie dikush.
IImb.
- Që është përlyer, bërë me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, i fëlliqur, i zhyer, i ndotur; që të fëlliq; kund. i pastër. Rroba të ndyra. Shami e ndyrë. Me duar të ndyra.
- fig. I pandershëm, i ulët; që të ngjall neveri, i neveritshëm, i fëlliqur. Punë e ndyrë. Veprime të ndyra. Qëllime të ndyra. Shpifje (trillime) të ndyra. Luftë e ndyrë. Politika e ndyrë e imperialistëve.
- fig. Që vepron me mënyrë të ulëta e të pandershme, i poshtër. Njeri i ndyrë.
- Që është në kundërshtim me cipën e shoqërisë, i palejueshëm, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të pahijshme. Fjalë të ndyra. Anekdotë e ndyrë. Është i ndyrë nga goja.
Shprehje
- Fytyrë e ndyrë (e fëlliqur) njeri i neveritshëm; njeri i poshtër. Vegël e ndotur (e fëlliqur) njeri që i shërben dikujt për qëllime të ulëta.
IIIndajf.
- Ndyrazi. E shau ndyrë. E talli ndyrë. Ia hodhën (e gënjyen) ndyrë.