NË
If. sh.
- Tingulli dhe shkronja n.
- Përdoret në vend të emrit të vërtetë të diçkaje a të dikujt ose për të shënuar një numër të pacaktuar: qyteti "n"; një numër "n".
IIlidh.
- Përdoret në fillim të një fjalie të varur kushtore, nëse, në qoftë se: në ardhsha vonë, mos më prit.
- Përdoret në krye të një fjalie pyetëse të zhdrejtë, nëse: nuk e di në vjen apo jo.
- Përdoret në disa shprehje lidhëzore: në qoftë se; në rast se; në mënyrë që.
IIIparafj.
- (r. k.) 1. edhe fig., tregon vendin, mjedisin ose diçka tjetër ku ndodhet, ku vepron a drejt të cilit shkon dikush a diçka: u ngjitën në majë; jam në shtëpi; e kam në zemër; e tha në inat e sipër; jemi në pikun e punës; / tregon sendin me të cilin ndeshet ose nëpërmjet të cilit kalon dikush a diçka, rrethanat në të cilat gjendet a vepron, gjendjen në të cilën ndodhet etj.: ra në gjurmë; ndeshën në pengesa (në vështirësi); foli në telefon; e la në diell (në shi); hyri në punë; shkon në shkollë ndjek mësimet; është në qejf(në ethe); eci në këmbë; në këtë mënyrë. 2. tregon gjënë me të cilën është veshur dikush a është mbështjellë diçka, gjënë, sendin a dukurinë që përcakton dikë a diçka: i veshur në të bardha; i kursyer në fjalë. 3. tregon kohën gjatë së cilës kryhet ose ndodh diçka a ngjarjen ku merr pjesë dikush: do të shkojmë në verë; e bënë në tri javë; në gëzime! (ur.). 4. tregon sasinë e njësive nga të cilat përbëhet diçka ose në të cilat ndahet diçka: gjatësia në metra; pesha në kilogramë. 5. tregon marrëdhënie me diçka a qëllimin përse bëhet diçka: në marrëveshje me të tjerët; është në dobi (të dikujt a të diçkaje). 6. tregon afri a zbutje të kuptimit të emrit: i blertë në të verdhë; është në të ardhur. 7. përdoret në një varg togjesh me kuptim foljor ose ndajfoljor, si edhe në një varg shprehjesh parafjalore: vë në dijeni njoftoj; vë në dyshim dyshoj; vë në lidhje lidh; lënë harresë harroj; në përgjithësi përgjithësisht; në veçanti veçanërisht; në krye; në kohë; në drejtim të...; në saje të...; në bazë të...; deri në... 8. përdoret në bashkëlidhje me parafjalën "nga" për të shënuar pikën e mbarimit, në togje që kanë një gjymtyrë të përsëritur a përemrat njëri... tjetri: nga dita në ditë; nga njëri breg në tjetrin.