NËNKËMBËZ
f. sh.
- Pengesë për ta rrëzuar dikë, duke i vënë këmbën përpara ose duke ia futur në mes të këmbëve të tij. I vuri në këmbëzën. I shtiu (i luti) nënkëmbëzën kundërshtarit (në futboll).
- fig. Dredhi për të penguar, për të ngatërruar a për të dëmtuar dikë. I vënë nënkëmbëzën njëri-tjetrit. E ka zakon të vërë nënkëmbëza.
- Secila nga të dy dërrasat e vegjës që shkelen herë njëra herë tjetra gjatë endjes së pëlhurës.
- Vend i ngritur pak ose mbulesë e shtruar para një froni për të vënë këmbët mbi të.
- Shputë e çorapeve.