Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NËNSHTROHEM

    vetv.
    1. Bie nën pushtetin dhe varësinë e dikujt; humbas lirinë dhe pavarësinë. Nuk iu nënshtruan pushtuesve (armiqve). Nuk i nënshtrohemi diktatit të huaj.
    2. Veproj në përputhje me vullnetin e dikujt; i bindem dikujt a diçkaje; pranoj pa e kundërshtuar. U nënshtrohet ligjeve të shtetit. I nënshtrohem arsyes. Nuk i nënshtrohem fatit.
    3. Pësoj veprimin ose ndikimin e dëmshëm të dikujt a të diçkaje. I nënshtroheshin shfrytëzimit. I nënshtrohet zjarrit të artilerisë.
    4. Pës. e NËNSHTROJ.