Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NËNUJËS

    mb.
    1. Që jeton nën sipërfaqen e ujit ose në thellësi të deteve, të liqeneve e të lumenjve. Kafshë (bimë) nënujëse.
    2. Që vepron nën ujë. Anije nënujëse.
    3. si em. ~, ~I m. sh, ~ , ~IT usht. Detar i reparteve të flotës ushtarake, i pajisur me mjete të posaçme për të qëndruar dhe për të vepruar nën ujë. Kursi i nënujësve.