Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NËNVIZOJ

    kal.
    1. Heq një vijë nën një fjalë ose nën një rresht të shkruar. Nënvizoj me laps të kuq. Nënvizoj një fjalë (një fjali).
    2. fig. Vë në dukje diçka në mënyrë të veçantë; tërheq vëmendjen e dikujt mbi rëndësinë e diçkaje duke e sqaruar më mirë; theksoj. Nënvizoj rëndësinë e diçkaje. Artikulli nënvizonte se...