NGACMIM
m. sh.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve NGACMOJ, NGACMOHEM. Ngacmimi me fjalë (me dorë). Gjendje ngacmimi. Ngacmimi i fijeve nervore.
- fiziol. Tërësia e ndryshimeve që ngjasin në një ind të gjallë, kur mbi të vepron diçka nga bota e jashtme dhe që sjell një përgjigje ndaj saj; ndijimi që provojmë nga një ngacmues. Ngacmime të jashtme (të brendshme). Kam një ngacmim në zemër.
- elektr., tek. Krijimi i një fushe magnetike të nevojshme për të vënë në veprim një motor elektrik. Ngacmim i pavarur. Ngacmim në seri. Ngacmimi i motorit elektrik.
- fig. Diçka që na shqetëson.