NGADHËNJIMTAR
Im. sh.
- lart. Ai që ka arritur fitore të plotë në një luftë; ai që ka dalë fitimtar pas përpjekjesh të mëdha për të arritur diçka, ngadhënjyes, fitimtar. U kthyen ngadhënjimtarët nga lufta.
- Pushtues i një vendi.
IImb. lart.
- Që ka arritur fitore të plotë; që del gjithmonë fitimtar, i pathyeshëm; që kryhet me sukses të plotë e të gjithanshëm, që çan përpara me fitore, i pandalshëm. Betejë (luftë) ngadhënjimtare. Flamur ngadhënjimtar. Marshim ngadhënjimtar. Ndërtimi ngadhënjimtar i socializmit.
- Që shpreh fitoren e plotë, krenar. Me pamje ngadhënjimtare.