Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGALLMOJ

    kal.
    1. Mbërthej bashkë pjesë prej druri duke futur njërën tek tjetra, puthit; mbërthej diçka me gozhdë; kund. shkallmoj. Ngallmoj parmendën (tryezën). Ngallmoj dy dërrasa. Ngallmoj trarët. Ngallmoj një arkë. Ngallmoj një dërrasë në mur.
    2. fig. Shtyj dikë që të bëjë diçka, nxit; ngacmoj, nguc. E ngallmoi një i lig. Mos e ngallmo!
    3. fig. Bëhem shkak që të ndodhë diçka, sjell, shkaktoj. Ngallmon dëme të mëdha.