Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGATËRRESË

    f.
    1. Punë a gjendje e vështirë dhe e ndërlikuar; punë e ngatërruar, pështjellim. Ngatërresë e madhe. U fut në një ngatërresë.
    2. Pengesë që i del përpara dikujt në një punë, diçka që e ngatërron dhe i prish punën dikujt; telash. I nxorën ngatërresa. I dolën ca ngatërresa.
    3. Gabim kur merret diçka për një tjetër, ngatërrim. Ngatërresë emrash (adresash). Këtu ka një ngatërresë.
    4. Grindje, zënie në mes të dy a më shumë vetave; përçarje, mosmarrëveshje. Fut ngatërresa. Mbjell ngatërresa. Kanë një ngatërresë në mes. Mbillte farën e ngatërresave.
    5. vet. sh. Trazira të brendshme me karakter shoqëror ose politik në një vend. Ngatërresa të rrezikshme (të rënda). Ngatërresa të brendshme.