Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGATËRRUAR

    mb.
    1. Që është lidhur a bërë bashkë pa rregull, i koklavitur. Me flokë të ngatërruar. Lëmsh i ngatërruar.
    2. fig. I vështirë për t'u kuptuar a për t'u zgjidhur, i paqartë; i ndërlikuar, i koklavitur. Shprehje të ngatërruara. Mendime (ide) të ngatërruara. Gjendje (punë) e ngatërruar. Ushtrime (probleme) të ngatërruara.