NGAZËLLOJ
kal.
- E gëzoj shumë dikë, i ngjall një gëzim të madh. Hapja e tunelit i ngazëlloi. I ngazëllon puna ndërtimtare.
- jokal. Gëzohem thellë për diçka, më rrëmben hareja; më duket nga jashtë gëzimi i madh që ndiej përbrenda. Ngazëllejnë zemrat. U ngazëllonin fytyrat (sytë).