NGJAJ
jokal.
- Kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose pothuajse të njëjta me një tjetër, jam gati njësoj me një tjetër; përngjaj, shëmbëllej. I ngjan babait (të atit). Ngjan me të vëllanë. Ngjajnë njeri me tjetrin. I ngjan shumë (pak, krejt). Fshati im i ngjan tuajit. Viti vitit nuk i ngjan.
- vet. veta III. Duket. Qyteti ngjan si për festë.
- pavet. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më duket, më bëhet se...; ka mundësi të jetë. Më ngjan se ka ardhur. Kështu më ngjan. Nuk më ngjan të jetë ai. Ashtu ngjan të jetë.
- vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. Më shkon, më ka hije. S`të ngjan kjo rrobë. Nuk të ngjan ty ta bësh këtë punë.
- kal. bised. Bëj diçka fare të afërt me diçka tjetër, e bëj pothuajse si një tjetër; imitoj. Ia ngjaj shkrimit të tij. Nuk di në ia ngjaj.
Shprehje
- Bëmë baba (nënë) të të ngjaj thuhet kur fëmija ngjan shumë me prindin edhe në sjellje e në mendime.