Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJALLEM

    vetv.
    1. Kthehem përsëri në jetë pasi kam qenë duke vdekur; ringjallem (sipas paragjykimeve fetare ose besëtytnive). I vdekuri nuk ngjallet.
    2. Shtoj në peshë, shëndoshem, vë dhjamë, majmem. Është ngjallur tepër. U ngjall nga brumërat.
    3. vet. veta III fig. Shfaqet përsëri si diçka e gjallë, ringjallet (për ndjenjat, mendimet etj.). M'u ngjall e kaluara. Më ngjallet në mendje (në kujtesë). Iu ngjall përsëri shpresa.
    4. vet. veta III fig. Shkaktohet, përftohet, lind. U ngjallën mosmarrëveshje. Iu ngjallën dyshime.
    5. bised. E marr veten përsëri pas sëmundjes, shërohem. U ngjall përsëri. M'u ngjall dora (syri).