Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJESH

    kal.
    1. E shtyp diçka dhe e bëj më të rrasët duke e zvogëluar a duke e mbledhur; shtie diçka në një vend duke e rrasur me forcë që të zërë pak vend; rras, shtrëngoj: e ngjeshën tokën; ngjeshi duhanin në llullë; e ngjeshi mirë thesin; e ngjeshi barkun hëngri mirë; / fig. mbush mirë duke shtrënguar gjërat që duhen e duke hequr të tepërtat: i ka ngjeshur ngjarjet në roman (në film).
    2. Shtyp e përziej një lëndë sa të bëhet si brumë i trashë, mbruj, gatuaj; rrasallit: ngjeshi brumin e kulaçit.
    3. E hedh me forcë që të ngjitë diku; godas fort një send me një tjetër: ia ngjeshi llaçin murit; / bised. e godas fort dikë; e rrah, e qëlloj: ia ngjeshi një shkelm; e ngjeshi paq.
    4. bised. Ia hedh fajin dikujt që nuk i takon; e ngarkoj me një punë që nuk i bie ta bëjë: ia ngjeshi atij përgjegjësinë; ia ngjeshën të gjitha punët.
    5. Vë e shtrëngoj mirë pas trupit; vë rreth mesit armë, marr një armë me vete; kund. zgjesh: ngjesh brezin; ngjeshi shpatën (armët).
    6. I vë rrathë, e shtrëngoj me rrathë: e ngjeshi fuçinë.