Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJETHEM

    vetv.
    1. Më shkojnë të dridhura në trup, më bëhet mishi kokrra-kokrra nga të ftohtët ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria et j.), rrëqethem, më shkojnë mornica. U ngjeth nga të ftohtët (nga ethet). U ngjeth nga tmerri. Ngjethet kur e kujton.
    2. vet. veta III. I ngrihen qimet përpjetë një kafshe, i ngrihen puplat përpjetë një shpendi. Ngjethet macja. Ngjethet gjeli i detit.

      Shprehje

      • Iu ngjeth (iu drodh) mishtë shih te MISH,~TË.