Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJIREM

    vetv.
    1. Më bëhet zëri i çjerrë nga të ftohtët, nga thirrjet e tepërme etj., më merret zëri; mezi flas. U ngjirën duke kënduar. Thirri sa u ngjir.
    2. vet. veta III. Bëhet i ngjirur. Iu ngjir zëri. M`u ngjir gryka duke i folur.
    3. fig. Bërtas me të madhe për diçka ose përsërit pa pushim po atë gjë, çirrem. U ngjir së foluri për atë çështje.